Statistikat

Sa i përmbushë nevojat kjo ueb-faqe për Studentë?
 

Vizitort Online

We have 1 guest online

Kërko në Web

Administratori



E-Mail

Kliko për tu kyqur në e-mail:

Programi i studimeve MA

Semesteri I

Teoria dhe Praktika e Zhvillimit Lokal dhe Planifikimi i Projektit
Shoqёria Civile
Dinamika Grupore dhe Komunikimi
Nr. Total

Semesteri II

Teknikat e hulumtimit dhe analiza
Barazia, tё Drejtat e Njeriut dhe Pakicat
Zhvillimi Lokal dhe Partneriteti
Politika Sociale
Politikat Publike dhe Qeverisja Lokale
Nr.Total

Semesteri III

Praktikё
Korniza Institionale e EU-sё (Institutionet e EU-sё Subvencionet, Prokurimet Publike)
Nr.Total

Semesteri IV

Regjionalismi, Krahasim i Federalismit dhe Kohezioni Social (EU policy/law)


Punimi i MA
(Disertacioni)

Nr.Total
TOTAL

Nr.: 01
Teoria dhe Praktika e Zhvillimit Lokal dhe Planifikimi i Projektit

Ky kurs pёrpiqet tё ofrojё njё kuptim kritik tё temave dhe zhvillimeve qendrore qё e karakaterizojnё zhvillimin lokal nё fillim tё shekullit njёzet e njё dhe faktoreve kyq tё cilёt ndikojnё nё ushtrimin e punёs pёr zhvillim. Gjithashtu ky modul do tё eksplorojё  parimet bazё tё teorisё sё zhvillimit lokal dhe aplikimit tё sajё nё suaza tё ndryshme (urbane dhe rurale).  Ky modul ёshtё i disajnuar, qё gjithashtu tё ofrojё pjesemarresve aftesite praktike dhe trajnimet e enevojshme  nё menyrё qё ti aftesoj ata qё nё menyrё efektive tё angazhohen ne zhvillimin lokal. Vemendje e veqantё  i ёshtё kushtuar materialeve tё rasteve pёr studim, material ky i nxjerrur nga suaza dhe pervoja tё ndryshme gjatё punёs nё praktikё nё zhvillimin lokal.  
Qëllimi i pergjitheshem i ketij moduli  ёshtё qё te siguroj qё pjesemarresit tё zhvillojne tё kuptuarit kritik tё teorise dhe praktikёs sё zhvillimit lokal. Ne veçanti, synohet qё: tё njoftoj pjesёmarresit pёr konceptet kyqe dhe prinicipet e zhvillimit lokal; tё vendosё zhvillimin lokal nё njё kontekst historik - zhvillimin vendorё dhe atё nderkombetarё; tё ju ofroj pjesemarrёsve  njё kuptim tё qasjeve tё ndryshme tё zhvillimit lokal; tё ju ofroj pjesëmarrësve një kuptim te faktorëve qё lehetsojnё zhvilimin lokal; nepermjet pёrdorimit tё rasteve per studim do te sigurojё qё pjesëmarrësit do te vetёdijesohen  per projektet e ndryshme te zhvillimit lokal
Pjesa e modulit qё flet pёr planifikimin e projekteve ka pёr qellim qё tё ju ofroj pjesemarresve tё kuptuarit e rolit tё planifikimit tё projekteve nё situatat tё ndryshme tё zhvillimit lokal si dhe si mund te perdoren teknikat e ndryshme tё planifikimit tё projeketeve.  Pjesemarresit gjithashtu do te paisen me njohuri per perdorimin e teknikave tё planifikimt tё projekteve  nёpёrmes rasteve pёr studim dhe shembujve.   
Temat qe do te perfshihen janё:
* Kjartёsimi i idesё dhe kontekstit te projektit;
* Pёrcaktimi i objektivave strategjike;
* Identifikimi i çёshtjeve relevante;
* Zhvillimi i planit tё punёs pёr projektin;
* Planifikimi dhe implementimi i strategjisё sё burimeve;
* Vlersimi i rrezikut;
* Vlera e planit te projektit.

Nr.: 02
Shoqёria Civile

Ky kurs do tё ekspolorojё nё mёnyrё kritike konceptet dhe praktikat nё lidhje me idenё e shoqerisё civile me fokus nё shoqeritё nё tranzicion. Ndёr tё tjera do tё eksplorojё si dhe pese ka rёndёsi shoqёria civile dhe cka ёshtё rёndёsia e kёtij koncepti qё ёshtё spikatur  si nё  studimin akademik ashtu dhe nё zhvillimin praktik nё fushёn e zhvillimit dhe bashkёpunimit dhe nё procesin e shtet formimit.   Kursi do tё eksplorojё kornizat teorike tё tё kuptuarit kritik tё konceptit tё shoqerisё civile dhe tё asaj se si ndёlidhet kjo me demokracinё dhe pjesёmarrjen. Ndёr tё tjera gjatё kursit do tё ekzaminohen njё numёr i studimeve relevante (case studyies). Kjo do nxirret nga  disa fusha tematike si: mobilizimi pёr çeshtjet e tё drejtavete tё njeriut, barazisё gjinore, çeshtjeve tё ambijentit dhe zhvillimit ekonomik.
Material kryesorё pёr lexim: Edwards, Michael (2004) Civil Society. Cambridge: Polity Press


Nr.: 03
Dinamika Grupore dhe Komunikimi

Njё kuptim i mirёfillёt i dinamikave grupore  nuk mund tё pёrfitohet vetem nёpёrmes metodave tradicionale akademike. Qё tё arrihet kjo kёrkohet tё mёsuar nёpermes vetё-refelektimit nga pervojat jetesore. Kombinimi i kёtyre pёrvojave me teoritё dhe teknikat akademike do tё na ndihmojnё qё tё kuptojmё dinamikat grupore. Ky kurs do tё plotёsoj elemenetet esenciale tё zhvillimit lokal  siç janё p.sh. pjesёmarrja dhe partneriteti. Pёr kёtё, si “punonjёs pёr zhvillim”, krijimi i kanaleve tё komunikimit nё mes tё nivelit tё poshtёm dhe ati te lartё tё planifikimit ёshtё mjaftё i rёndёsishёm. Kjo kёrkon ndёrtim tё kapaciteteve dhe krijim tё besimit. Ndёrtimi i besimit dhe dialogut  nё njё shoqёri nuk mund tё bёhete vetёm me deklarime. Dialogu fillon nё nivelin lokal, nё njёsitё tё vogla dhe nё grupe. Pjesёmarrja e vёrtetё e njerёzve nё formёsimin e jetes sё tyre dhe tё shkruarit e historisё sё tyre nga vet njerezit nёnkupton aftёsimin e tyre qё tё flasin me fjalёt e veta - jo me fjalet e dikujt tjeter. Pjesёmarrja kerkon dialog, dhe dialogu ёshtё i bazuar nё njerёz tё cilёt ndajnё perceprimet e tyre pёr njё problem, ofrojnё mendimet dhe idete e tyre, dhe  kanё mundёsi qё tё marrin vendime dhe tё japin rekomandime. Ky kurs do tё japё aftesitё e kёrkuara pёr ndёrmjetesim effektiv dhe udhёheqje effektive tё punёs nё grup.

Nr.: 04
Teknikat e hulumtimit dhe analiza

Ky modul do tё ofroj njё pёrshkrim tё gjёrё tё çёshtjeve kyqe etike, praktike dhe teorike nё fushёn e hulumtimit (policy research), si dhe ofrimin e mundёsive pёr tё ekzaminuar, shqyrtuar dhe reflektuar mbi metodat specifike tё hulumitimit pёrmbajtёsorё shkencorё. Studentёt do tё mёsojnё njё llojllojshmёri tё teknikave lidhur me mbledhjen e te dhёnave, organizimin e kёtyre tё dhёnave, editimin dhe hartimin e raporteve, veqimin e tё dhёnave dhe prezentimin final tё raporteve tё tilla hulumtuese. Pasi qё proceset hulumtimit pёrmbajtёsorё nuk janё asnjёher tё lirauara nga vlerat apo neutrale, ky kurs do tё inkurajoj studentёt tё mendojnё nё mёnyrё kritike se si eshte formuluar hulumtimi dhe si ёshtё diskutuar nёpёrmjet tё ndёrlidhjes sё hulumtuesve, organeve financuese dhe tё tё “hulumtuarve”.   
Ky kurs nё veqanti do ti aftёsoj studentёt tё zhvillojnё njohuri pёr disa nga konceptet bazё dhe qasjet nё hulumtimin shoqёrorё, qmuarjen e lidhjes nё mes tё teorisё dhe praktikёs nё hulumtimin social, tё kuptuarit se si hulumtimi shoqёrorё mund tё aplikohet nё mёnyrё efektive gjatё punёs me komunitete dhe familje. Tutje, kompetenca pёr vleresimin dhe zgjedhjen nё kontekstin e dhёnё si dhe kapacitet pёr prёgaditjen dhe implementimin e planit tё hulumtimit, afetsitё pёr formulimin e argumenteve tё arёsyeshme dhe pёr tё analizuar, pёr tё shkruar dhe prezantuar rezultatet e hulumtimit shoqёrorё, vleresimi i çёshtjeve etike nё hulumtimin shoqёrore dhe tё njoftuarit me strategjitё pёr menaxhimin e çeshtjeve etike dio tё pёrmyllin kornizёn e kursit..

Nr.: 05
Barazia, tё Drejtat e Njeriut dhe Pakicat

Kursin e pёrbёjnё kёto tema kyçe:

•    definimi i perceptimit tё nocioneve "ne" versus "ata" dhe mekanizmat e ekskluzionit apo inkluzionit bazuar nё  kodin e komunikimit
•    sistemi ndёrkombtarё dhe ndёr-rajonal i Kombeve tё Bashkuara, OSCE-sё dhe Kёshillit tё Evropёs, burimet juridike, monitorimi specifik dhe mekanizmat vendimmarrës
•    konceptet bazike mbi demokracinё, shtetin ligjorё, ekonominё e tregut, tё drejtat e njeriut dhe “standardet” pёr mbrojtjen e tё drejtave tё pakicave nё kontinentin evropian
•    integrimi evropian dhe efektet e tij nё mbrojtjen e tё drejtave tё pakicave nё Ballkanin Perёndimorё
•    tё drejtat nё fushёn e edukimit dhe tё drejtat gjuhësore pёr pakicat nё sisteme tё ndryshme kushtetuese
•    participimi politik i grupeve tё pakicave nё sisteme tё ndryshme kombёtare

Nr.: 06
Zhvillimi Lokal dhe Partneriteti

Qёllimi i kёtij kursi ёshtё tё ofroj  pjesёmarrёsve edukimin dhe trajnimin e nevojshёm nё mёnyrё qё tё ju mundёsoje pёrkrahje dhe ndihmoj nё themelimin dhe funksionimin e grupeve vendore pёr veprim dhe partneritete. Ky kurs do tё fokusohet nё pregaditjen dhe implementimin e strategjive vendore tё veprimit si kornizё e integruar e veprimit. Temat qё do tё shtjellohen do tё perfshijnё: tё kutuarit e qasjes sё partneritetit pёr zhvillim lokal; krijimin e partneritetit lokal pёr zhvillim; prioritetin e nevojёs lokale socio-ekonomike; zhvillimin e planit strategjik lokal; zhvillimin e afёtsive pёr identifikimin e projekteve dhe zhvillim; menaxhimin e strategjisё lokale tё zhvillimit.

Nr.: 07
Politika Sociale

Qёllimi i kёtij kursi ёshtё qё tё analizojё dhe eksplorojё çeshtjet e politikёs sociale me vёmendje tё posaqme nё disciplinёn dhe praktikёn e zhvillimit lokal. Ne veçanti ky kurs pёrgaditё studentёt duke i njoftuar ata me politikat sociale  nё kontekstin evropian  nё mёnyrё qё tё kuptojnё mё mirё disa nga dilemat sociale me te cilat ndeshen njerezit nё lidhje mё dispozitat e shёrbimeve nё fushёn e banimit, edukimit, mirёqenjes dhe shёndetesisё si dhe rolin e punёtorёve vendorё pёr zhvillim nё kёto çeshtje. Kursi fillon me njё njoftim nё fushen teorike tё politikes sociale, gjendjen e barazisё dhe mirёqenjen nё perspektivёn bashkёkohore. Studentet do tё fitojnё njё vlerёsim tё çёshtjeve kyqe nё poltikat sociale bashkёkohore evropiane duke analizuar kornizёn e politikёs dhe nё instanca tё veçanёta do tё mёsojnё pёr qasjet e ndryshme pёr zgjedhjn e çeshjeve shqetёsuese sociale. Pas pёrmbushjes sё sukseshme tё kёti kursi studentet do tё jenё nё gjendje tё demnonstrojnё vetёdije kritike pёr çёshtjet sociale dhe problemet; do tё kuptojnё faktorёt institucional tё rёndesishem per ndёrrrimin e politikave nё fusha tё caktuara; tё veleresojnё ndikimin e politikёs sociale pёr shfrytёzuesit e shёrbimeve;  tё kominikojnё ide dhe argumente nё mёnyrё efektive nё formё gojore dhe nё tё shkruar; tё bashkёpunojnё nё menyrё efektive me studentёt e tjerё.


Nr.: 08
Politikat Publike dhe Qeverisja Lokale

Qёllimi i kёtij kursi ёshtё i trefishte: Sё pari tё njoftojё studentet me nocionin dhe pozitёn e shtetit nё politikat bashkёkohore. Nё veçanti, ky modul do tё ekzaminojё  zhvillimin e ‘publikut’ nё historinё moderne tё politkёs, zhvillimin dhe pozitёn e tanishme; qё tё vlersojnё nё menyrё kritike teoritё konkurente tё shtetit dhe tё diskutojnё se si politikat mund tё interpretohen  si produkt i teorive tё tilla; ti njoftojё studentёt me zhvillimet e reja nё administratёn publike, tё reflektuara dhe te kuptuara ‘gjere’ si lёvizje prej qeverise nё qeverisje.  Sё dyti tё planifikojё dhe diskutojnё politikat publike si koncept, karakterisitikat e saj  dhe modelete konkuruese tё proceseve politike. Dhe sё treti tё perkufizoj dhe pershkruaj se si teoritё e paraqitura nё pjesёn e parё ndikojnё nё marrёveshjet e qeverisё, posaqёrisht nё zhvillimin e formave tё reja tё qeverisjes. Gjithnjё e mё shumё autoritete lokale janё duke perfshirё njё numёr tё madh tё aktorёve nga fusha tё ndryshme (organizata private dhe shoqerinё civile, qytetarё individualisht etj.) nё procesest e qeverisjes.
Pjesa e dytё e kursit do tё pёrcaktojё  metodat e pjesёmarrjes sё kёtyre grupeve dhe do tё skicojё se si qeveritё nё Evropё janё duke adaptuar teknika tё ndryshme tё pjesёmarrjes pёr qellime tё ndryshme. Nepermjet vleresimit tё aftёsisё sё grupeve tё shoqerisё civile pёr tё ndikuar nё rezultatet e politikave nё nivelin lokal  do tё  krijohet edhe pjesa kritike e kёtij moduli. Simbas nevojёs kursi do tё hartoj njё seksion qё do tё diskutojё  teknikat bashkёkohore administrative, perfitimet dhe ramjet.

Nr.: 09
Praktikё

Sё paku nga njё student/e do tё mbajё pjesёn praktike tё studimeve nё Universitetet partnere nё Galway tё Irlandёs dhe nё Graz tё Austrisё. Pjesa tjetёr e kandidatёve do tё absolvoj pjesёn praktike nё Ministritё Kosovare si dhe nё instuticionet tjera vendore.

Nr.: 10
Korniza Intuitionale e EU-sё (Institutionet e EU-sё Subvencionet, Prokurimet Publike)

Ky kurs do tё ofroj njohuri pёr njё kuptim tё plotё tё aspekteve mё esenciale tё procesit tё integrimit nё UE dhe posaqёrisht relevancёn e procesit tё integrimit pёr rajone tё ndryshme nё UE si:

•    pasqyrё mbi organizimin kushtetuesё tё UE-sё (funksionimi, mardhёnjet e brendshme dhe procesi vendimmarrёs i institucioneve tё ndryshme)
•    konceptet bazё tё sё drejtёs evropiane (principet e pёrgjithёshme, jo-diskriminimi, tё drejtat themelore, harmonizimi i tegut tё brendshëm dhe konkurenca) me njё pasqyrё pёr studentё pёr njё kuptim praktikal tё materieve dhe çështjeve ligjore tё UE-sё
•    Komisioni, Kёshilli, Parliamenti: pushteti, struktura dhe procedurat e vendimmarrjes
•    procedurat ligjvёnse nё UE
•    natyra e legjislacionit tё UE-sё dhe burimet primare tё tij
•    burimet dytësore dhe instrumentet tjera ligjore
•    analizë instrumenteve ligjore tё UE-sё (Direktivat, Reguloret, Vendimet etj.)
•    principet e pёrgjithёshme tё legjislacionit tё UE-sё (jo-diskriminimi, subsidiariteti, proporcionaliteti etj.)
•    organizimi dhe funksionimi i Gjykatёs Evropiane tё Drejtёsisё
•    liria e lëvizjes sё mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave
•    implementimi i legjislacionit tё UE-sё nё nivelin kombёtarё dhe nё nivelin e UE-sё (Komitologjia)
•    krahasim i përvojave tё ndryshme nga e kaluara, e tashmja dhe perspektivat nё tё ardhmen – zgjerimi i UE-sё dhe identifikimi i pёrvojave si njё  provokim krizash dhe fenomen konflikt-zgjidhёsh

Nr.: 11
Regjionalizmi, Krahasim i Federalismit dhe Kohezioni Social (EU policy / law)

Ky kurs do tё ofroj njohuri pёr njё kuptim tё plotё tё aspekteve mё esenciale tё procesit tё regjionalizmit, federalizmit dhe kohezionit social nё aspektin e pёrmbajtjes sё politikave dhe normave ligjore tё UE-sё dhe do tё shtjelloj kёto pёrmbajtёje:

•    përvoja e integrimit evropian perëndimor nga aspekti i perceptimit tё marёdhёnieve  nё mes “Lindjes” dhe “Perendimit” dhe perceptimi i koncepteve si “federalismi” nё raport me kuptimin e dinamikës sё rreziqeve, dështimeve dhe "sukseseve" tё integrimit
•    pozita kushtetuese e entiteteve rajonale nё UE-nё e zgjeruar
•    dimensioni ekonomik i rajoneve nё hapёsirёn ekonomike evropiane
•    autonomia vendimmarrëse politike nё nivele tё ndryshme tё qeverive nё njё hapёsirё tё vetme kushtetuese evropiane
•    de-vulicioni i sistemit federal nё Evropёn perëndimore: Belgjika, Spanja, Italia
•    transicionet aktuale nё aspektin e regjionalizmit nё Evropёn perëndimore: Mbretëria e Bashkuar Britanike, Franca
•    zhvillimet aktuale nё fushёn e regjionalizmit nё shtetet e reja anëtare tё UE-sё
•    qeverisja shumë-rrafshore nё Evrope
•    Karta Evropiane pёr Qeverisje Lokale. Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Regjionale nё Evropё
•    bashkëpunimi ndёrkufitar nё Evropёn perëndimore
•    akomodimi i situatave post-konfliktuale nёpёrmjet strukturave federale
•    iniciativat rajonale nё Evropën juglindore
•    rajonet nё tranzicion nё vendet e Evropës juglindore
•    rajoni si faktor ekonomik, si do tё mund tё jenё rajonet e suksesshme nё ekonomi
•    rritja ekonomike rajonale dhe lokale dhe modelet e kohezionit
•    strategjitë rajonale tё zhvillimit dhe pabarazia
•    instrumentet e ndryshme tё mbështetjes nga UE si fondet strukturale, iniciativat e komunitetit, dhe ato relevante pёr kandidatët e asociimit
•    Politikat e menaxhimit tё fondeve strukturore tё UE-sё nё nivelin lokal dhe rajonal
•    politikat e punësimit dhe politikat sociale tё EU-sё. Lufta e UE kundër ekskluzionit social
•    strategjia e punësimit nё UE
•    politikat e UE-sё nё fushёn e imigracionit dhe integracionit
•    barazia gjinore nё UE

Nr.: 12
Punimi i MA (Disertacioni 20 ECTS)

Studentёt do tё pёrmbyllin programin MA me pёrpilimin e njё disertacioni (MA thesis) qё duhet tё ketё mes 10.000 dhe 12.000 fjalё (rreth 50-70 f.) dhe tёrheq 20 ECTS.